Komunikat për protestat e studentëve në Shqipëri.

Komunikat e Rinisë për Emancipimin Komunist, për protestat e studentëve në Shqipëri.

Përshëndesim protestat masive studentore që kanë shpërthyer në të gjitha qytetet e mëdha të Shqipërisë: më të mëdhat po zhvillohen në Tiranë por ata jan përhapur edhe në qytete të tjera të mëdha të vendit, siç janë Korça në jug, Elbasani në qendër dhe Durrësi në perëndim.

Lëvizja studentore në Shqipëri po lufton për të ulur tarifat, të cilat arrisin deri në 2.560 euro, dhe përmisimin e kushteve ne konviktet studentore, aty ku sot në dhoma të ngushta jetojnë edhe 8 studenta. Akoma, protestuesit kërkojn përfaqësim më të madhë të studentave tek administrimi i universiteteve por edhe libra falas (pasi librat të cilat profesorët e tyre i detyrojnë të blejnë janë të shtrenjta për ta). Gjithashtu kërkojn rritje në buxhetin për arsimin, që sot është 3.3% e GDP-s. Shkaku për protestat ishte vendimi i qeverisë dhe universiteteve për të implementuar një harac për mësimet qe jipen gjat sezonit të Shtatorit, kjo VKM godet sidomos studentat më të varfur të cilët jan detyruar të punojn paralel me shkollën. Parullat kryesore të studentëve janë: "Një rini që nuk rebelohet është një rini e vdekur", "Jemi studentë, jo klientë!"

Është e qartë se problemet e popujve të Ballkanit, dhe sidomos të rinjvë, janë të përbashkta: Financimi i pamjaftueshëm i arsimit, tarifa, kushtet e mjerueshme të jetesës në konvikte, pengesa klasore, të varfërit mbesin qashtë arsimimit universitetarë. Prandaj, shumica e cila goditet nga kjo gjëndje duhet të japi e bashkuar betejën kundra urrejtjes të nacionalistave. Menyra me të cilën përdorën ngjarjen me Kacifa-n që të shpërndajn helmin e racizmit trëgon edhe një herë të vërtetën e sloganit të njohur që thotë se: "Fashistët duan luftë civilë të të varfërve, sepse janë cerat e bosave". Madje ky helmi racist kishte si rrezultat vrasjen e një Shqiptari punojës toke në Korfuz nga dora e një Nazisti. Nga ana jonë është e domosdoshme të paraqesim solidaritetin internacional të popujve, e cila sot përkthehet si mundje internacionale për Edukim- Bukë- Liri.

Më tepër, nuk duhet të harrohet që në fushën e arsimit publik kan kaluar dhe po kalojnë një rrjeshtë reformash reaksionare, jo vetëm në Greqi dhe në Shqipëri, por në thuaj se të gjitha shtetet e Europës, duke ndjekur kërkesat e kapitalit. Lëvizje të mëdha me shkaqe të ngjashme janë zhvilluar gjatë dekadave të fundit dhe në Greqi kundër përpjekjeve për privatizimin e arsimit publik dhe vendosjen e pengesave të klasore. Këto lëvizjet arritën fitore të rëndësishme dhe është e paçmueshëm eksperienca e EAAK (Lëvizja e Majt e Bashkuar e Pavarur), e degës antikapitaliste në lëvizjen studentore greke, që luajti një rol të rëndësishëm në shpërthimin e protestave studentore në Greqi. Shumë nxënës dhe studentëta shqiptarë morën pjesë në mobilizimin dinamik në Greqi dhe përvojat tona janë të përbashkëta.

Ne shpresojmë se studentët në Shqipëri do të jenë fitimtarë në këtë mundje. Përvojat e përbashkta e dy popujve dhe pjesmarrja e emigrantëve Shqiptarë në mundjet e përbashkta në fushën shoqërore, në vendet e punës dhe në lëvizjen antifashiste jan e vetmja përgjigje tek helmi nacionalist që mundohet të na perçaj.

  • Fitore në mundjen e juan!
  • Solidariteti është fuqija jonë!

Rinia për Emancipimin Komunis